Futbollisti më i vjetër profesional në botë, Kazuyoshi Miura, do të vazhdojë karrierën e tij. 54-vjeçari të martën i është bashkuar klubit të kategorisë së katërt japoneze, Suzuka Point Getters. Ai është huazuar nga Yokohama FC.
Ish-reprezentuesit i Japonisë, që mbush 55 vjet muajin tjetër, ka vendosur për huazim pasi Yokohama ra në kategorinë e dytë në fund të edicionit të kaluar.
Suzuka menaxhohet nga vëllai i tij, Yasutoshi. Lëvizja bën që Kazuyoshi Miura të luajë në edicionin e 37-të.
“Jam falënderues për mundësinë që të luaj këtu. Do të bëj më të mirën për të kontribuar për ekipin në fushë”, ka thënë Miura.
Suzuka është klubi i 15-të i Miuras. Ai ka luajtur në Brazil, Japoni, Itali, Kroaci dhe Australi.
I njohur si “King Kazu”, ai u bë më i vjetri që luajti në J-League të Japonisë, në mars të vitit të kaluar. Me 54 vjet e 12 ditë ai ishte zëvendësues i vonshëm ndaj Urawa Reds.
Edhe
“King Kazu” po bëhet gati për edicionin e 40-të si futbollist profesionist
Ai është po ashtu më i vjetri lojtar që ka shënuar gol në J-League. Kishte shënuar në divizionin e dytë ndaj Thespaktusatsu Gunma, në mars të vitit 2017.
Ka luajtur 89 ndeshje për Japoninë, ndërsa e ka fituar Kupën e Azisë në vitin 1992. Është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Japonisë me 55 gola.