Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Robben mendon të luajë edhe pesë vite

Arjen Robben ka oferta nga Evropa dhe po ashtu nga kontinente tjera, ndërsa po përgatitet të largohet nga Bayern Muencheni. Sulmuesi anësor holandez do të largohet nga Bayerni këtë verë.

"Unë ende dua të luaj, por është me rëndësi që të mos kem lëndime tjera që më mbajnë jashtë pesë muaj. Unë mund të luaj edhe katër apo pesë vite, por në rast se nuk lëndohem", ka thënë Robben 35-vjeçar për "Kicker". "Kam opsione në Evropë dhe jashtë Evropës".