Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Robben kërkohet nga Toronto

Skuadra kanadeze e ligës MLS të SHBA-së, Toronto është duke u interesuar për shërbimet e yllit holandez të Bayern Muenchenit, Arjen Robben, raporton "Calciomercato" të dielën.

Robben 35-vjeçar do të largohet nga Bayerni në fund të stinorit dhe po shikon për një kapitull të ri në karrierën e tij, transmeton Koha Ditore.

Rikthimi te ish-skuadrat PSV apo Groningen vlerësohet si i mundshëm, mirëpo Toronto është duke tentuar të sjellë atë në ligën MLS.