Sulmuesi i krahut, Arjen Robben, është afër transferimit te Lazio.
"Gazzetta dello Sport" ka bërë të ditur të martën se Robben është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasi Lazio i ka ofruar kontratë dyvjeçare.
35-vjeçari te Lazio do të transferohet si futbollist i lirë, pasi kontrata me Bayern Muenchenin i skadon në fund të këtij muaji, transmeton Koha Ditore.
Ai do të largohet nga Bayerni pas një dekade, kurse karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Chelsea, PSV Eindhoveni e Groningeni.
Robben në edicionin e fundit ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë. Ai ka pasur telashe të shumta me lëndimet, por te Lazio shihet si përforcim i duhur për edicionin e ri. Robben ka 96 ndeshje e 37 gola për Holandën.