Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Robben edhe një vit te Bayerni

Bayern Munchen e ka të vështirë të ndahet nga futbollistët që kanë shkruar emrin në historinë e klubit dhe pas firmës me Franck Riberyn, edhe për një tjetër sezon do të jetë edhe holandezi, Arjen Robben.

Kampionët e Gjermanisë kanë konfirmuar rinovimin e kontratës së holandezit deri në 30 qershor të vitit 2019, kur ai do të jetë 35 vjeç, transmeton KP.

Robben u bë pjesë e Bayern Munchenit në verën e vitit 2009, pas një eksperience jo shumë të këndshme në Madrid me Realin dhe si pjesë e skuadrës bavareze arriti të fitojë 7 herë titullin në Gjermani, 4 Kupa të Gjermanisë dhe Champions League në vitin 2013.

Artikuj të ngjashëm