Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rivalitet ballkanik në finalen e Europianit

Në përballjen e rivalëve, Serbisë dhe Sllovenisë për titullin e më të mirit të Europës, çdo rezultat do të thotë fitore për Ballkanin, rajon që ka pasion dhe talent të lindur për basketbollin.

Dy finalistet e sotme të Europianit kanë lindur nga ndarja e përgjakshme e Jugosllavisë, por kanë shkëlqyer në basketboll. Përveç kurorëzimit si kampion Europe, ndeshja ka rëndësi të madhe rajonale, transmeton Koha.net.

Nga 5 mijë tifozë kanë udhëtuar nga dy shtetet drejt Stambollit, derisa mijëra të tjerë do të jenë nëpër lokale e shtëpi për të ndjekur duelin e madh ballkanik.

Dy ekipet kanë mposhtur favoritë për të kaluar në finalen e madhe. Sllovenia mposhti Spanjën në gjysmëfinale, derisa të premten Serbia eliminoi Rusinë. E veçanta e fitores së Serbisë është se arriti finalen duke luajtur pa shtatë lojtarë standardë.

Gjashtë lojtarë serbë kanë qenë të lënduar derisa ylli i Denver Nuggets, Nikolla Xhokiq ishte në përgatitje fizike për sezonin e ri të NBA-së.

Artikuj të ngjashëm