Më 26 mars, Kosova luan në Bratislavë ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës në futboll.
Pos në futboll, Kosova e Sllovakia përballen edhe në basketboll. Ndeshja është e rëndësishme, por as për së afërmi sa ajo e futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova e Sllovakia takohen të premten nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi”, në Prizren. Ndeshja i takon raundit të parë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”. Rruga deri në “Eurobasket 2029” është shumë, shumë e gjatë dhe për këtë arsye ndeshja e basketbollit nuk mund të krahasohet me atë të futbollit për nga rëndësia. Në futboll, nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë, do të jetë vetëm një fitore larg Botërorit të këtij viti. Në basketboll, një fitore ndaj Sllovakisë vështirë se do ta hapte rrugën e Kosovës drejt “Eurobasketit”. Por do të ketë ndikim të madh për të kaluar në raundin e dytë të parakualifikimeve.
Në Grupin C është edhe Shqipëria. Përfaqësuesja e vendit të parë e ka të garantuar kualifikimin, ndërsa kualifikimi mund të arrihet edhe prej pozitës së dytë.
Njëjtë si në futboll, Sllovakia llogaritet favorite. Kosova të premten do të jetë pa dy lojtarët kryesorë, Dardan Berishën e Drilon Hajrizin. Mungon edhe Meriton Ismaili. Gjysma e lojtarëve të ftuar te Kosova kanë rol shumë të kufizuar në ekipet e tyre, të dominuara nga amerikanët. Jashtë Kosovës karrierë bën vetëm amerikani i natyralizuar, Divine Myles. Ai luan në kategorinë e dytë franceze.
Së fundi një amerikan e ka natyralizuar edhe Sllovakia. Bëhet fjalë për David DeJulius. Ai luan për Murcian, që e mban aktualisht vendin e tretë në elitën spanjolle. Pra bën karrierë në nivel dukshëm më të lartë se i natyralizuari i Kosovës, Myles.
Te Sllovakia kanë paralajmëruar edhe kthimin e Vladimir Brodzianskyt, basketbollistit më të mirë të këtij vendi në vitet e fundit. Qendra i gjatë 2.11 centimetra bën karrierë në Kinë.
“Nuk mund të presim asgjë tjetër pos fitoreve. Do të shkojmë për këtë dhe besojmë se do t’i fitojmë të dy ndeshjet. Do të japim çdo gjë. Nëse jemi të suksesshëm, atëherë do të jemi 90 për qind të sigurt se do të kalojmë në raundin tjetër kualifikues”, ka thënë përzgjedhësi i Sllovakisë, Oliver Vidin.
Sllovakia luan menjëherë më 2 mars me Shqipërinë.
“Pritjet tona janë të qarta – duam t’i fitojmë të dy ndeshjet. Do të luajmë me kundërshtarë të pazakontë, me lojë të papërshtatshme, siç e kemi parë në ndeshjen në shtëpi ndaj Shqipërisë. Duhet të fokusohemi në lojën tonë, t’i përmbahemi planit për 40 minuta dhe të mos e humbin asnjë luftë”, ka thënë Peter Kovaçik, njëri prej basketbollistëve të Sllovakisë.
Te Sllovakia presin shumë nga amerikani DeJulius. Presin që edhe basketbollistët sllovakë të përmirësohen falë lojës së fundorit amerikan.
Më 27 nëntor, Sllovakia fitoi 73:63 ndaj Shqipërisë. Ndërkohë më 30 nëntor, Kosova fitoi 99:84 ndaj Shqipërisë në Shkodër.
Të premten mbrëma në Prizren, pamja e të dy përfaqësueseve do të jetë shumë më ndryshe se në ndeshjet e nëntorit.