Sllovakia do të jetë pa basketbollistin më të mirë të saj, Vladimir Brodziansky, në ndeshjen e së premtes ndaj Kosovës në Prizren.
Ndeshja në “Sezai Surroi”, që fillon në ora 19:00, i takon raundit të parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2029. Kosova e Sllovakia e kanë tashmë nga një fitore, ndaj Shqipërisë.
Të martën federata sllovake ka njoftuar se Bordziansky nuk do të grumbullohet pasi nuk është liruar nga klubi i tij në Kinë.
Amerikani cilësor, David DeJulius, do të debutojë për Sllovakinë në ndeshjen ndaj Kosovës. Ai luan për skuadrën që aktualisht është e treta në kampionatin spanjoll.
Sllovakia i ka katër lojtarë që luajnë jashtë këtij vendi. Pos amerikanit De Julius që është te Murcia, te Sllovakia janë grumbulluar Marek Dolezhaj që bënë karrierë në Islandë, Thomas Stanko që luan në Çeki dhe Shimon Krajçoviç që luaj për skuadrën gjermane Giessen.
-
Pa forcën e zakonshme, por Kosova kërkon suksesin ndaj Sllovakisë
-
Pos në futboll, Kosova luan ndeshje të rëndësishme me Sllovakinë edhe në basketboll
-
Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Sllovakia
-
Shpallet lista e Kosovës për ndeshjet me Shqipërinë dhe Sllovakinë
-
Kosova pritet t’i përmbahet sistemit të njëjtë, përkrahet nga mijëra shikues