Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rio, shembull për shkatërrimin që sjellin Lojërat Olimpike

U vendosën 27 rekorde të botës në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro vitin e kaluar, duke nisur nga noti te peshëngritja, shigjetaria e deri te çiklizmi. Ishin ngjarje dramatike siç pritej.

“Citius, Altiusm Fortius”, është modeli olimpik mbi të gjitha - që nga gjuha latine përkthehet “Më shpejt, më lart, më fort“.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tash vjen ndoshta rekordi i botës më i qëndrueshëm i Lojërave Olimpike: vetëm shtatë muaj pasi flaka është shuar, vendi nikoqir ka pranuar se i gjithë operacioni ishte i tmerrshëm, ndoshta ide kriminale. E ka lënë me borxhe të mëdha dhe pa ide se çfarë të bëjë me infrastrukturën që po shkatërrohet tashmë.

Kurrë më shpejt nuk ka ardhur dënimi për organizimin e ngjarjes. Kurrë më lart nuk ka qenë zemërimi lokal. Dhe ndoshta kurrë më i fortë nuk ka qenë mesazhi për pjesën tjetër të botës që të evitojë të futet në biznes me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

“Nuk kishte planifikim”, tha Lenadro Mitidieri, prokuror federal në Brazil këtë javë pas një takimi publik për katastrofën olimpike. “Nuk kishte planifikime kur u bë kandidatura për të organizuar Lojërat Olimpike”.

Dhe çfarë të bëhet me infrastrukturën masive që vendi ndërtoi për të kënaqur IOC-in, një pjesë e madhe e kostos prej 12 miliardë dollarëve për të organizuar Lojërat Olimpike? “Janë elefantë të bardhë sot”, thotë Mitidieri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.