Të paktën 20 persona, përfshirë dy oficerë policie, janë vrarë gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro të martën, ka bërë të ditur qeveria.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë para se qyteti brazilian të bëj organizime të mëdha në lidhje me samitin global të klimës COP30.
"Ne qëndrojmë të vendosur përballë narkoterorrorizmit", ka shkruar guvernatori Claudio Castro në mediat sociale ndërsa po njoftonte operacionin.
Autoritetet kanë thënë se 18 viktimat e tjera dyshoheshin për lidhje me trafikun e drogës.
Javën e ardhshme, Rio do të presë samitin C40 të kryetarëve të bashkive globale dhe çmimin "Earthshot: të Princit William, i cili do të mbledhë personazhe të famshëm, përfshirë yllin e popit Kylie Minogue dhe kampionin katër herë të botës në Formula 1, Sebastian Vettel.
Të dyja janë pjesë e përgatitjeve për samitin e klimës të Kombeve të Bashkuara COP30 që zhvillohet në Belem, në Brazilin verior.
Operacionet policore në shkallë të gjerë nuk janë të rralla përpara ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare në Rio, ku u zhvilluan ndeshjet e Kupës së Botës 2014, Lojërave Olimpike 2016, samitit të G20 2024 dhe samitit të BRICS në fillim të këtij viti.
Operacioni i së martës u përshkrua nga qeveria e shtetit si më i madhi që ka synuar ndonjëherë bandën Comando Vermelho.
Të paktën 56 persona janë arrestuar ndërsa autoritetet kërkuan të ekzekutonin 250 urdhërarreste dhe kërkimi, sipas qeverisë.