Rimeçi i ballafaqimit Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk mund të ndodhë më 20 gusht në Lindjen e Mesme.
Kështu ka shkruar “BBC-ja” të mërkurën në mbrëmje.
Ukrainasi Usyk mposhti Joshuan me pikë në vitin e kaluar, dhe i fitoi titujt WBO, IBF dhe WBA.
Nikoqir i këtij meçi pritet të jetë Arabia Saudite.
32-vjeçari Joshua ka boksuar një herë në Arabinë Saudite dhe e mposhti boksierin Andy Ruiz JR në rimeçin e vitit 2019.
Edhe
Rimeçi i Joshuas me Usykun më 20 gusht në Arabinë Saudite
Usyku së fundmi iu bashkua luftës në Ukrainë për ta ndihmuar shtetin e tij pas pushtimit nga Rusia.
Përgatitjet për këtë ballafaqim 35-vjeçari Usyk i nisi në muajin mars.