Boksierët Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk janë pajtur për rimeç, që do të zhvillohet më 20 gusht në Arabi Saudite, ka njoftuar promotori Eddie Hearn të premten.
Dy yjet e boksit ishin në bisedime që kur Joshua u mposht nga ukrainasi Usyk në muajin shtator.
Më 25 shtator Usyk fitoi me vendim unanim dhe mori nga Joshua titujt e kategorisë së rëndë në WBA, IBF, WBO e IBO.
“Për fat nuk kam pse të them ‘edhe disa javë’ më”, ka thënë promotori Hearn për SunSport.
“Mund të them ‘100 për qind javën tjetër do të lëshohet një komunikatë për duelin’”, ka vazhduar Hearn.