Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rimeçi Joshua-Usyk mund të zhvillohet në muajin mars

Promoteri i sportit, Eddie Hearn, ka bërë të ditur se rimeçi ndërmjet Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk me shumë gjasë do të zhvillohet në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Me shumë gjasë, edhe vendi do të jetë i njëjtë, në Mbretërinë e Bashkuar.

Joshua u mposht për herën e dytë në karrierë nga ukrainasi i rrezikshëm në muajin e kaluar dhe humbi titujt e peshave të rënda WBA, IBF dhe ËBO, të cilat i mbante qëkur mposhti Andy Ruizin në dhjetor të vitit 2019.

Hearn po ashtu ka konfirmuar se Joshua nuk është ndarë nga trajneri Rob McCracken, pavarësisht se është parë duke stërvitur në palestra të ndryshme në SHBA.