Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rimeçi Lewis - Klitschko do të jetë në shah

Lennox Lewis po kthehet në ring për një rimeç kundër Vitali Klitschkos, 15 vjet pas përballjes së parë mes tyre.

Por, kur dy legjendat e peshës së rëndë në boks të ngjiten në ring në Kiev në javën e parë të tetorit, ata do të bëjnë një luftë të trurit e jo të ndeshen me grushte.

Klitschko, tash kryebashkiak i kryeqendrës së Ukrainës, Kiev, që do të organizojë konventën e WBC-së në atë kohë, kishte kërkuar rastin e dytë ndaj Lewisit qëkur humbi përballjen për titull të botës në verën e vitit 2003. Atëbotë ishte një betejë e madhe dhe Klitschko ishte duke kryesuar me pikë, por mjeku i ringut ndërpreu meçin në raundin e gjashtë pas një plage të madhe që kishte Klitschko në arkadë.

Lewis, që u pensionua në vitin vijues pa mbrojtur më titullin, ka vendosur që më në fund t'i japë Klitschkos rastin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm