Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rikthimi i Gerrardit në “Anfield”, e veçanta e fundjavës

Premier League do ta përfundojë xhiron e 16-të këtë fundjavë dhe i veçantë do të jetë momenti për trajnerin Steven Gerrard.

Gerrard rikthehet në stadiumin “Anfield” si trajner i Aston Villas, skuadër me të cilën në katër ndeshjet e para ka marrë tri fitore. Për skuadrën e Liverpoolit si futbollist, Gerrard ka luajtur 710 ndeshje në të gjitha garat dhe renditet i treti në këtë statistikë.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Aston Villas do të luhet të shtunën në orën 16:00.

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, do të ballafaqohet me Wolverhamptonin, po të shtunën në orën 13:30.

Shqetësues për Cityn e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola është fakti se po pranon shumë gola. Në pesë ndeshjet e fundit nuk ka arritur që ta mbajë portën e paprekur. Skuadra e Cityt është e para në tabelë aktualisht me 35 pikë, vetëm një më shumë se Liverpooli, dhe dy më shumë se Chelsea i vendit të tretë.

Kampioni i Evropës, Chelsea, ndeshjen e xhiros së 16-të në Angli e zhvillon të shtunën në orën 116:00.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel i ka fituar të katër ndeshjet e fundit të zhvilluara në shtëpi kundër Leedsit, por nuk i kanë fituar pesë rresht asnjëherë në “Stamford Bridge”.

Edhe Gara për titull në Angli vazhdon me ndeshje të forta Futboll Gara për titull në Angli vazhdon me ndeshje të forta

Leedsi, ndërkohë nuk është se ka pasur sukses për t’u përmendur në duelet që i ka zhvilluar në Londër. I ka fituar vetëm dy takime në 32 të fundit si mysafir në të gjitha garat, kur ka luajtur në shtëpitë e skuadrave londineze.

Shqetësuese në Angli por edhe në ligat tjera përhapja e koronavirusit te lojtarët dhe anëtarët e stafeve të skuadrave.

Shkaku i infektimit të tetë lojtarëve dhe pesë anëtarëve të stafit të Tottenhamit, është shtyrë ndeshja që do të duhej ta zhvillonte në udhëtim te Brightoni. Tottenhami nuk luajti as në Ligën e Konferencës kundër Rennesit të enjten.