Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndeshje interesante në Premier League

arsenal

Gara për pesë pozitat e para po bëhet gjithnjë e më e fortë në Premier League.

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në kampionatin anglez, që ofron disa ndeshje interesante.

Vëmendja e tifozëve pritet të jetë te ndeshjet Manchester City – Bournemouth, Liverpool – Aston Villa dhe Tottenham Hotspur – Chelsea. 

Skuadra që ka befasuar më së shumti deri më tani është Bournemouthi, që ka 18 pikë dhe e zë vendin e dytë.

Bournemouthi të dielën nga ora 17:30 do të jetë mysafir i Cityt. Bournemouthi ka pesë fitore, tri barazime dhe një humbje.

Edhe Ndeshje interesante në Premier League Futboll Ndeshje interesante në Premier League

Ndeshja ndaj Cityt megjithatë pritet të jetë shumë sfiduese për Bournemouthin.

15 nga 16 ndeshjet e fundit me Cityn në elitën angleze, Bournemouthi i ka humbur.

Skuadra që për trajner e ka Pep Guardiolan, City, xhiron e kaluar pësoi disfatë 1:0 nga Aston Villa. Ka 16 pikë dhe e zë vendin e pestë.

Një tjetër takim interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Liverpoolit dhe Aston Villas, të shtunën nga ora 21:00.

Liverpooli është kampion në fuqi i Anglisë. “Të Kuqtë” janë në krizë të thellë të rezultateve.

Liverpooli të mërkurën u eliminua në një të tetën e finales në EFL Cup, pasi u mposht nga Crystal Palace me rezultatin e thellë, 3:0.

Edhe Skenarë të shumtë edhe në Premier League Futboll Skenarë të shumtë edhe në Premier League

Skuadra që drejtohet nga trajneri holandez, Arne Slot, as në kampionat nuk qëndron mirë. Ka katër humbje radhazi. Në të gjitha garat, ka gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit. 

E vetmja gjë e përbashkët e Liverpoolit dhe Aston Villas është se kanë nga 15 pikë në Premier League.

Liverpooli e zë vendin e shtatë, kurse Aston Villa të tetin.

Interesant pritet të jetë edhe ballafaqimi ndërmjet Tottenhamit dhe Chelseat. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:30.

Tottenhami ka 17 pikë dhe është në pozitën e tretë. Chelsea e zë vendin e nëntë me tri pikë më pak. Lider është Arsenali që ka 22 pikë.

“Topçinjtë” të shtunën nga ora 16:00 luajnë në udhëtim te Burnley.

Edhe Premier League luhet të dielën, të hënën e të martën Futboll Premier League luhet të dielën, të hënën e të martën

Arsenali është në formë shumë të mirë. Ka regjistruar dhjetë fitore në 11-të ndeshjet e fundit.

Burnley ka dhjetë pikë dhe e zë vendin e 16-të.