Edinoson Cavani do të rikthehet në stërvitje këtë javë me Paris Saint Germainin.
Sulmuesi uruguaian do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Manchester United, që do të luhet me 6 mars.
Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri gjerman, Thomas Tuchel, transmeton KTV.
“Cavani do të nisë stërvitjet me ekipin që nga kjo javë. Ai ka punuar shumë dhe në mënyrë profesionale dhe shpresoj të mund të luaj në fundjavë”, deklaroi Tuchel.
Sulmuesi shtatlartë do të jetë një armë shtesë për trajnerin Tuchel edhe për ndeshjen në Champions, ndaj Manchester United.