Rifillimi i Bundesligës së futbollit në Gjermani nuk pritet të jetë më 9 maj, shkruan “Sueddeutsche Zeitung”.
Të hënën janë takuar 16 ministrat e sportit të landeve të Gjermanisë për të biseduar për temën. Senatorja e sportit e Bremenit, Anja Stahmann, ka thënë se mund të vazhdohet stinori, por në një datë të mëvonshme. Ajo ka thënë se mund të ndodhë ndoshta nga mesi i majit apo fundi i majit.
Por, për të ndodhur kjo Liga e Futbollit të Gjermanisë (DFL) duhet të marrë masa të rrepta higjienike dhe mjekësore.
Kreu i DFL-së, Christian Seifert ka thënë të enjten se nëse liga nuk fillon pa shikues deri muajin e ardhshëm, atëherë rrezikohet mbijetesa e futbollit në Gjermani. Por, plani i Seiferit ende duhet aprovuar nga politikanët.