Referët gjermanë të futbollit ende nuk janë testuar për koronavirus. Nëse ata dalin pozitiv, atëherë do të izolohen për 14 ditë, kështu që mund të humbasin fillimin e stinorit më 15 maj.
Sipas protokollit mjekësor, referët duhet t’i nënshtrohen testeve për koronavirus çdo mëngjes para ndeshjeve, njoftojnë mediumet gjermane.
Liga e Futbollit Gjerman (DFL) të mërkurën mbrëma ka njoftuar se planifikon të rifillojë me ndeshje në Bundesliga më 15 maj.
Artikuj të ngjashëm
-
Skuadrat e Bundesligës në izolim para rifillimit të stinorit
-
Bundesliga do ta marrë aprovimin për të rifilluar më 15 maj
-
Dhjetë të infektuar me koronavirus në Bundesliga 1 dhe 2 pas raundit të parë të testeve
-
Rifillimi i shpejtë i Bundesligës në dyshim, tre anëtarë të Koelnit me koronavirus
-
Bundesliga nuk rinisë para 16 majit