Zërave se Ferrari mund të nisë sezonin e ri mirë i shtohet dhe Daniel Ricciardo. Australiani i Red Bull mendon se kokëkuqja ka bërë hapa të rëndësishëm përpara.
“U paraqit shumë mirë ditën e parë. Uroj që të shkojë kështu edhe në Melbourne, pasi është mirë kur është një skuadër që mund të luftojë me Mercedes. Edhe ne do të arrijmë, por na mungon pak shpejtësi”, deklaroi Ricciardo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas australianit, Vettel do të jetë kundërshtari i Hamilton për titullin kampion.
“Lewis mbetet favoriti, por Seb mund të fluturojë me Ferrarin që po i shfrytëzon më mirë gomat. Dhe Vettel kur piloton një makinë të mirë është i papërmbajtshëm”, u shpreh Ricciardo për Gazzetta dello Sport, transmeton TCH.
“Më vjen keq për Alonson, sepse e vlerësoj shumë si pilot dhe si person dhe do të doja që të kthehej në nivelet konkurruese. Por për momentin duket shumë e vështirë që McLaren të bashkohet me makinat e kreut”, shprehet ai.