Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ricciardo fiton në Azerbajxhan

Daniel Ricciardo i Red Bullit ka fituar Çmimin e Madh të Azerbajxhanit të dielën në një garë shumë interesante.

Lideri i Formula One, Sebastian Vettel, përfundoi i katërti, ndërsa rivali i tij Lewis Hamilton doli i pesti.

Kjo është fitorja e parë e Ricciardos që nga çmimi i Malajzisë të cilin e fitoi vitin e shkuar.

Në vend të dytë e përfundoi garën Valtteri Bottas, ndërsa i treti kaloi vijën e finishit Lance Stroll (Williams).

Artikuj të ngjashëm