Finlandezi Valtteri Bottas ka fituar garën e Shpërblimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1 të dielën, duke u rikthyer në krye të renditjes, ndërsa kolegu i tij te skuderia e Mercedesit, britaniku Lewis Hamilton, përfundoi i dyti. Është gara e katërt rresht që Mercedesi ka zënë dy vendet e para.
Finlandezi, që nisi garën nga pozita e parë startuese, përfundoi 1.524 sekonda para kampionit në fuqi, Hamilton, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas katër garave Bottas kryeson me 87 pikë. Ka një pikë epërsi ndaj Hamiltonit, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe plot 17 gara. Ndërkohë Mercedesi në renditje e konstruktorëve ka krijuar një epërsi prej 74 pikëve para Ferrarit.
"Ishte garë e vështirë", ka thënë Bottas, që gjatë tërë garës u sfidua nga Hamilton. "Lewisi po bënte presion gjatë gjithë kohës, kështu që nuk mund t'ia lejoja vetes të bëja gabime".
Sebastian Vettel i Ferrarit ishte dukshëm prapa në pozitën e tretë. Fitorja në Baku ishte e pesta në karrierë për Bottasin, ndërsa finlandezi është bërë garuesi i parë këtë stinor që ka fituar garën pasi ka startuar nga pozita e parë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)