Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhepi trajner i Dukagjinit

Xhengiz Rexhepi është emëruar trajner i Dukagjinit të Klinës.

Lajmin për KTV-në ka konfirmuar vetë trajneri nga Maqedonia.

Ai ka thënë se ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Dukagjinin.

Rexhepi e njeh futbollin e Kosovës pasi ka qenë trajner i KEK-u në Ligën e Parë dhe Llapit në Superligë.