Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhbeçaj shënon gol në barazimin dramatik

Elvis Rexhbeçaj ka shënuar gol në barazimin që përfundoi në mënyrë dramatike. Augsburgu i Rexhbeçajt e nisi edicionin e ri të Bundesligës të shtunën me barazimin 4:4 në shtëpi ndaj Borussia Moenchengladbachut.

Gjashtë gola u shënuan në pjesën e parë që përfundoi 3:3, ndërsa dy gola tjerë u shënuan në fundin e ndeshjes.

Rexhbeçaj në minutën e 29-të, pranoi topin dhe gjuajti fuqishëm me të majtën për ta ngushtuar epërsinë në 2:1. Ishte goli i tij i parë me fanellën e Augsburgut në Bundesligë.

Ai e kompletoi ndeshjen, kurse Mërgim Berisha u zëvendësua në minutën e 58-të.

Artikuj të ngjashëm