Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhbeçaj ia sjell fitoren Kolnit ndaj Mainzit

Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj ia ka siguruar fitoren skuadrës së tij, Koln, në përballje me Mainzit në xhiron e 11-të të Bundesligës.

Ai realizoi golin e vetëm në fitoren 1:0 si mysafir. Rexhbeçaj shënoi në minutën e 55-të.

Ky ishte goli i tij i parë në Bundesligë.

Kolni ndeshjen e mbylli me një futbollist më pak në fushë pasi Ondrej Duda u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76-të.

Skuadra e Rexhbeçajt është e 15-a në tabelë me 10 pikë pas 11 ndeshjesh.

Artikuj të ngjashëm