Elvis Rexhbeçaj ishte i pafat të shtunën.
Rexhbeçaj shënoi autogol, ndërsa Augsburgu në kuadër të xhiros së 30-të të Bundesligës gjermane, barazoi në udhëtim tek Eintracht Frankfurti 1:1.
Rexhbeçaj në minutën e 25-të, në tentim për ta larguar një harkim zhagas, shënoi gabimisht në portën e vet.
Megjithatë, shoku i tij i skuadrës, Ermedin Demiroviq, shënoi në minutën e 58-të për t’i barazuar shifrat, e për ta vendosur rezultatin final të takimit.
Rexhbeçaj e kompletoi ndeshjen tek Augsburgu, kurse Mërgim Berisha mungoi shkaku i lëndimit.
Te Frankfurti në bankën rezervë ishte portieri shqiptar, Diant Ramaj.
Frankfurti ka 43 pikë në pozitën e nëntë.
Augsburgu që po lufton për mbijetesë ka 31 pikë.
Artikuj të ngjashëm