Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Retegui, i gatshëm për transferim në Itali

Mateo Retegui

Mateo Retegui ka insistuar se është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Serie A prej sezonit të ardhshëm, përcjellë “Football-Italia” të premten.

Sulmuesi 23-vjeçar, muajin e shkuar u ftua nga Përfaqësuesja e Italisë dhe në dy ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”, ai shënoi dy gola.

Retegui është argjentinas, por ka rrënjë italiane dhe për këtë arsye po dëshiron që të luajë në Serie A.

“Do të doja që sezonin tjetër të luaj në Itali, pasi edhe në klub më kanë thënë se gjasat janë të mëdha për të më shitur në Evropë”, është shprehur Retegui.

Ai është në pronësi të ekipit nga Argjentina, Boca Juniors kurse këtë sezon është huazuar te Tigre, ku ka shënuar 7 gola në 11 paraqitje.

Retegui ka kontratë me Bocan deri në fund të vitit 2024, ndërsa interesim për transferimin e tij kanë shfaqur shumë skuadra evropiane.

Artikuj të ngjashëm