Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Otamendin

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin Nicolas Otamendi, raporton të hënën “Calciomercato”.

Argjentinasi do të largohet këtë verë nga Benfica si lojtar i lirë dhe Juventusi tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur 35-vjeçarin që të transferohet në Itali. Mësohet se atij i është ofruar kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e dytë, pasi Otamendi po shihet si përforcim i mirë për mbrojtjen.

Ai është kapiten i Benficas, ndërsa është pjesë e ekipit nga Portugalia prej vitit 2020.

Otamendi ka fituar titullin e botës me Argjentinën, ndërsa në Evropë ka luajtur edhe për Manchester Cityn, Valencian e Porton. Këtë edicion ai ka regjistruar 45 paraqitje, si dhe ka kontribuar me 2 gola e 1 asistim për Benfican.