Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet e La Ligas interesohen për Otamendin

Mbrojtësi Nicolas Otamendi ka gjasa të mëdha të rikthehet në La Liga gjatë afatit kalimtar të janarit. E përditshmja spanjolle “AS” bën të ditur se tri skuadra spanjolle kanë shprehur interesim për Otamendin, i cili pati paraqitje të mira në Kupën e Botës dhe u shpall kampion me Argjentinën.

Atletico Madridi, Sevilla dhe Real Betisi po insistojnë për transferimin e 34-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.

Otamendi është pjesë e Benficas dhe ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Ai ka luajtur për një periudhë të shkurtër në Spanjë te Valencia dhe është i gatshëm për t’u kthyer në La Liga.

Otamendi karrierë në Evropë ka bërë edhe te Manchester City e Porto.

Artikuj të ngjashëm