Pasi e fitoi titullin e kampionit në elitën e futbollit portugez, Benfica ka njoftuar për vazhdimin e kontratës me kapitenin Nicolas Otamendi.
Benfica në edicionin që përfundoi e fitoi titullin e 38-të në Portugali, ndërsa një prej lojtarëve kryesor te kjo skuadër ishte qendërmbrojtësi argjentinas.
35-vjeçari e vazhdoi kontratën deri në vitin 2025, ndërsa lajmi u bë zyrtar të shtunën.
Otamendi u transferua te Benfica për 15-të milionë euro në vitin 2020 nga skuadra e Manchester Cityt.
Në edicionin e fundit, Otamendi pati dy gola të shënuar e një asistim në 46 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm