Interi ka nisur interesimin për sulmuesin e Tigres, Mateo Retegui, ndërsa po synon që ta transferojë atë në afatin kalimtar të verës, ka shkruar “Sky Sport” i Italisë të premten.
Sulmuesi 23-vjeçar që u lind në Argjentinë mori ftesë nga përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini. Ai debutoi për “Azzurrët” në humbjen 2:1 nga Anglia, derisa e shënoi të vetmin gol për italianët në ndeshjen hapëse të kualifikimeve të Evropianit të vitit të ardhshëm.
Retegui është i huazuar te Tigre nga Boca Juniorsi, ndërsa në verë mund të blihet përfundimisht për 2.5 milionë euro.
Megjithatë, skuadra nga Buenos Aires do ta mbajë 50% të përfitimeve pas shitjes së talentit në të ardhmen.