Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reprezentuesi i Kinës përjashtohet për ndryshim të targës

Klubi i Superligës së Kinës në futboll, Guangzhou Evergrande ka përjashtuar reprezentuesin e Kinës, Yu Hanchao, pasi ai u kap përmes video-incizimeve duke ndryshuar targën e veturës së tij, të martën.

33-vjeçari u arrestua nga policia në Guangzhou dhe klubi ka njoftuar se ai është liruar. Klubi po ashtu ka konfirmuar se politika e tij parasheh që çdo lojtar që shkel ligjin të përjashtohet.

“Lojtari Yu Hanchao ka shkelur rëndë rregullat disiplinore të klubit dhe për këtë arsye është përjashtuar nga klubi”, thuhet në deklaratën e klubit të njohur kinez.

Yu do të përballet me 15 ditë prapa grilave dhe me gjobë financiare.

Video-incizimi ka treguar se si Yu po përpiqej të ndryshonte shkronjën E në targën e tij, në tentim për ta bërë F. Sipas “Goal.com” kjo me gjasë është bërë për të shmangur kufizimet në trafikun lokal.

Edhe Kina urdhëron futbollistët t’i largojnë tatuazhet “për të dhënë shembull të mirë për shoqërinë” Sport Kina urdhëron futbollistët t’i largojnë tatuazhet “për të dhënë shembull të mirë për shoqërinë”

Në Guangzhou automjetet që nuk janë lokale lejohen të qarkullojnë vetëm katër ditë rresht. Më pas ngasësve u kërkohet të mos e përdorin veturën e tyre për katër ditë në vijim. Vetura e Yu-s është e regjistruar në qytetin e lindjes, Liaoning, mbi 2700 kilometra larg Guangzhous.

Yu ka luajtur për Guangzhoun për disa edicione. Ai ka 59 ndeshje për Kinën, për të cilën ka debutuar në vitin 2009. Yu e ka ndihmuar ekipin e tij të bëhet më i suksesshmi në Kinë në vitet e fundit.

China international Yu Hanchao has been sacked by Guangzhou Evergrande for altering his license plate. The 59-cap winger was filmed trying to change an E to an F on his car, possibly to avoid local traffic restrictions... from r/soccer