Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rennesi me fitore të thellë ndaj Lyonit të Shaqirit

Rennesi ka fituar thellë, 4:1, ndaj Lyonit, të dielën mbrëma. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të kampionatit francez.

Rennesi tani është i pesti me 22 pikë, ndërsa Lyoni renditet i shtati me 19 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gaetan Laborde shënoi golin e parë në minutën e 45-të. Hamari Traore shënoi për 2:0 në minutën e 51-të, ndërsa Adrien Truffert realizoi dy golat e fundit. Ai realizoi për 3:0 në minutën e 76-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi në minutën e 83-të. Në minutën e 94-t, Lucas Paqueta realizoi penallti për Lyonin.

Xherdan Shaqiri qëndroi në stol te Lyoni.