Pas fitores në derbi ndaj PSG-së, Lyoni të dielën ka shënuar një tjetër fitore. Lyoni mposhti Rennesin me rezultatin 3:1, në ndeshjen që i takoi javës së 30-të të Ligue 1 të Francës.
Tri golat e fitores, Lyoni i shënoi në pjesën e dytë. Të parën e mbylli me disavantazh 1:0.
Golin e epërsisë, që mbeti edhe i vetmi për Rennesin e shënoi Amine Gouiri në minutën e 11-të. Serinë e golave për Lyonin e nisi Corentin Tolisso. Ai shënoi gol në minutën e 60-të, kurse tetë minuta më vonë Alexandre Lacazette shënoi golin e dytë. Bradley Barcola shënoi golin e tretë në minutën e 79-të. Lyoni ka 47 pikë, kurse tri pikë më shumë i ka Rennesi në vendin e gjashtë.
Artikuj të ngjashëm