Mesfushori Eduardo Camavinga mund të largohet nga Rennesi për 60 milionë euro dëmshpërblim, pasi ekipi nga Ligue 1 ka caktuar çmimin për mesfushorin e ri që po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja franceze “L’Equipe”. 17-vjeçari, Camavinga po vlerësohet ndër talentet më të mirë në Evropë në rolin e mesfushorit defensiv dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e skuadrave tjera, transmeton Koha Ditore. Ai në janar të këtij viti është promovuar në ekipin e parë të Rennesit kurse këtë edicion ka 16 paraqitje në të gjitha garat.
Camavinga ka kontratë me Rennesin deri në vitin 2022 kurse është pjesë e Përfaqësueses U-21 të Francës.
Ndër ekipet që kanë treguar interesim për të, janë Manchester City, Manchester Unitedi e Atletico Madridi.