Barcelona është më ndryshe pa yllin e skuadrës, Lionel Messi.
Katalonjasit barazuan të martën kundër Eibarit në shtëpi 1:1 në kuadër të La Ligas.
Që nga debutimi i Messit në tetor të vitit 2004, Barcelona ka fituar vetëm 55.9 për qind të ndeshjeve pa argjentinasin në fushë, duke arritur 66 fitore, 39 barazime dhe 22 humbje.
Ndërkaq, kur Messi ka luajtur, atëherë Barça ka fituar 73.7 për qind të ndeshjeve në La Liga, me 368 fitore, 83 barazime dhe 48 humbje.
Messi mungoi kundër Eibarit, pasi i ishte dhënë pushim nga trajneri Ronald Koeman.
33-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Huescës më 3 janar.