Lionel Messi do të jetë jashtë fushës në ndeshjen e fundit të Barcelonës këtë edicion.
Është konfirmuar se ai do të mungojë në duelin që Barcelona e luan sot kundër Eibarit në orën 18:00.
“Blaugrana” do ta përfundojë kampanjën me udhëtimin te Eibari, pa gjasa për ta fituar titullin e kampionit pasi humbi 2:1 nga Celta Vigo javën e kaluar.
Lojtarit më të mirë të skuadrës i është dhënë pushim nga trajneri Ronald Koeman.
“Argjentinasi Leo Messi nuk ka stërvitur të premten me kërkesën e trajnerit dhe nuk do të jetë në ekip për duelin kundër Eibarit të shtunën”, ka konfirmuar klubi.
“Sulmuesi mund të pushojë para Kupës së Amerikës që luhet në muajin tjetër pas një sezoni në të cilin, ai ka qenë një prej lojtarëve që ka luajtur më së shumti”, ka shkruar Barcelona.