Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona përgatitet për “Kupën e Mbretit”

Foto: AP

Lionel Messi u suspendua për dy ndeshje të martën pasi e qëlloi një kundërshtar sa ishte në vrapim e sipër në finalen e Superkupës së Spanjës.

Ai do t’i mungojë Barcelonës për duelin kundër ekipit që bën gara në rangun e tretë të futbollit spanjoll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Argjentinasi nuk do të luajë kundër Cornellas në Kupën e Mbretit si dhe kundër Elches në elitën e futbollit spanjoll të dielën.

Messi do të mungonte edhe nëse nuk do të ishte i suspenduar pasi një gjë të tillë e kishte bërë të ditur vetë trajneri Ronald Koeman. Ai kishte thënë se minutat e Messit në fushë duhet të kontrollohen, në mënyrë që t’i shmangë dëmtimet serioze.