Mesfushori i Bayern Munichut, Renato Sanches është në kërkim të një klubi të ri, në të cilën do të mund të luante më shumë.
Gianluca Di Marzio raporton se ai është afër transferimit te Swansea në Premier Ligë, përkundër interesimit të Milanit, Interit, e Juventusit, transmeton Koha.net.
Ai pritet të transferohet te Swansea vetëm në formë huazimi, pasi Bayerni nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e tij.