Ka dy muaj që garat në atletikë kanë filluar për këtë vit, kurse një atlete që para pesë muajve i është kthyer këtij sporti pas një pauze të gjatë, po befason për të mirë me rezultatet e saj.
Gresa Bakraçi e klubit Besa nga Peja i është kthyer atletikës pas katër vjetësh dhe po synon të kompensojë kohën e humbur, shkruan sot “Koha Ditore”. Asaj nuk i është nevojitur shumë kohë për të treguar se është më e mira dhe se në Kosovë nuk ka konkurrencë në disiplinën e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pesë gara të mbajtura, dy në Kosovë dhe nga një në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni, Bakraçi ka rrëmbyer po aq medalje të arta.
Katër i ka në disiplinën e vrapimit në 800 metra dhe një tjetër në 1.500 metra. Kësisoj, Bakraçi po konfirmohet si kampione e këtyre disiplinave në trojet shqiptare... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.