Për 22 vjet në krye të Arsenalit, trajneri Arsene Wenger ka fituar 10 trofe, por gjatë karrierës së gjatë prej 22 vjetësh, ai ka regjistruar rekorde të ndryshme.
Tekniku francez nënshkroi me londinezët, më 1 tetor të vitit 1996 dhe që nga ajo kohë për më shumë se dy dekada, ka udhëhequr Gunners në 823 ndeshje, transmeton KTV.
Nga këto ndeshje 68-vjeçari ka 473 fitore, 191 barazime dhe151 humbje, derisa klubi ka shënuar 1549 gola nën drejtimin e francezit.
Wenger si trajner i Arsenalit ka fituar tri herë titullin e kampionit, shtatë herë Kupën FA, dhe shtatë herë Community Shield.
Në vitin 1998, Wenger ishte shpallur trajneri i vitit në botë, ndërsa në Premierligë si trajneri më i mirë ishte shpallur dy herë në vitin 2001/2002 dhe 2003/2004.
Francezi dërgoi Asenalin edhe në finale të Ligës së Kampionëve, në vitin 2006, kur u mposht nga Barcelona.