Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri, trajneri me më së shumti trofe të Kupës FA

Kupa FA është gara më e vjetër në futboll. Ka nisur në vitin 1871, ndërsa pjesëmarrëse ishin 732 skuadra për ta fituar trofeun që në Angli vlerësohet shumë. Më së shumti trofe të Kupë FA ka skuadra e Arsenalit, që e ka fituar garën 14 herë.

Manchester Unitedi është i dyti me 12 trofe, ndërsa nga tetë trofe kanë tri skuadra, Tottenhami, Liverpooli dhe Chelsea.

Image

Disa prej trajnerëve vazhdojnë të mbesin në librat e historisë, me më së shumti trofe të fituar. Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenalit, e ka fituar këtë garë shtatë herë. Trofeun e parë të Kupës FA, Wenger e kishte fituar në vitin 1998 me Arsenalin, pas fitores 2:0 ndaj Newcastle Unitedit. Historinë e shkroi në vitin 2007 kur triumfoi 2:1 ndaj Chelseat në “Wembley”.

George Ramsey me Aston Villan ka gjashtë trofe të fituar, ndërsa Sir Alex Ferguson ka pesë trofe të fituar në Kupën FA.