Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rekordet e “Brazili 2014”

Kampionati Botëror “Rusia 2018” është afër nisjes. Në turneun më të madh të futbollit, thyhen rekorde të shumta e shënohen momente historike.

Para “Rusia 2018”, botërori i fundit u mbajt në Brazil ku u shënuan 17 rekorde.

Rekordet në fushë:

  1. Më së shumti gola në Botërore nga një futbollist: 16, Miroslav Klose i Gjermanisë
  2. Më së shumti paraqitje në finale nga një ekip: 8 Gjermania
  3. Më së shumti pritje në një ndeshje: 16, Tim Howard (SHBA vs Belgjikë)
  4. Lojtari më i vjetër në botëror: Faryd Mondragon, Kolumbia, 43 vjeç e 3 ditë
  5. Më së shumti gola të shënuara në një kampionat: 171 gola në “Franca 1998”
  6. Më së shumti fitore me penalti: 4, Gjermania/Argjentina
  7. Humbja më e thellë nga nikoqiri: 6 gola, Brazili 1 – 7 Gjermania.
  8. Më së shumti pjesëmarrje si kapiten: 4, Rafael Marquez, Meksika
  9. Më së shumti gola nga një kombëtare: 224, Gjermania
  10. Më së shumti pjesëmarrje: 20, Brazili
  11. Periudha më e shkurtër për të shënuar dy gola në një ndeshje: 69 sekonda, Toni Kroos i Gjermanisë
  12. Autogoli më i shpejtë: 2 minuta e 8 sekonda, Sead Kolasinac i Bosnjes.
  13. Ekipi i parë i plotë i paraqitur në botëror: Holanda
  14. “Brazili 2014” kampionati i parë që përdori teknologjinë e vijës së golit
  15. “Brazili 2014” kampionati i parë ku u përdor spreji i gjyqtarëve

Jashtë fushës:

  1. U thye rekordi, për ngjarjen e parë që kaloi më shumë se 1 milionë ndërveprime në Facebook
  2. Më së shumti postime në Twitter për minutë: 618,725 gjatë finales Argjentinë-Gjermani.