Përzgjedhësi i Shqipërisë, italiani Edoardo Reja, ka favorizuar Argjentinën dhe Brazilin për shkak të klimës në Katar, aty ku po zhvillohet Botërori.
“Lionel Scalonin e kisha te Lazio dhe tek Atalanta. Është i jashtëzakonshëm në dhomat e zhveshjes. Ai është shumë i zgjuar dhe pak i mërzitshëm, por në kuptim të mirë. Pas çdo ndeshje ai vinte në dhomat e zhveshjes dhe më thoshte ‘zotëri, do ta bëja këtë në vend të kësaj’. Ai ka marrë pjesë edhe në analiza. Ka strategji të mirë, ndërsa luajti edhe si lojtar në Kupën e Botës 2006 me Argjentinën dhe ka eksperiencë. Ai është i mirë dhe është rritur shumë në aspektin taktik. Messi do ta ndihmojë atë. Ai do ta nxjerrë më të mirën nga Messi”, është shprehur Reja.