Edy Reja është ankuar për mungesën e tifozëve në stadium, pas barazimit të Shqipërisë me Estoninë.
Selektori i Shqipërisë, Reja, ua ka dhënë rastin shumë lojtarëve të rinj.
“Duhet respektuar djemtë që qëndruan pasi ata që u larguan ishin shumë të lodhur. Nga kjo pikëpamje u paraqitëm mirë, krijuam diçka. Kam dashur të shoh disa të rinj. Pash disa gjëra që më pëlqyen. Sa i përket ndeshjes, janë të tilla që nuk kanë kuptim dhe nuk shërbejnë për të gjetur motivim. Edhe publiku nuk ishte i shumtë për të stimuluar djemtë dhe dukej si ndeshje përgatitore e gushtit”, ka theksuar Reja.
Ai ka përmendur katër lojtarë të rinj dhe ka vlerësuar paraqitjen e tyre.
“Më pëlqeu Bajrami i cili ka cilësi të mira teknike. Muçolli është një lojtar tjetër ndaj të cilit jemi të vëmendshëm dhe mund të ketë të ardhme. Edhe Mersinaj dhe Çokaj po ashtu”.