Pepe Reina e ka shënuar paraqitjen e 600-t në Top 5 ligat evropiane. Ai ka pasur paraqitje me skuadrën e Liverpoolit, Napolit, Milanit, Villarrealit, Barcelonës, Bayern Munichut dhe Lazios.
Takimin e 600-t Reina është duke e luajtur me Lazion kundër Cagliarit në “Stadio Olimpico”.
Ai ka qenë përfaqësues i tetë klubeve të ndryshme në ligat evropiane.
Më së shumti ka luajtur në karrierë me Liverpoolin. Është paraqitur në 285 ndeshje në Premier League me “te kuqtë”. Në Serie A me Napolin ka luajtur 141 ndeshje. Me Villarrealin ka luajtur 109 ndeshje në La Liga, kurse me Barcelonën, 30 herë në total në elitën e futbollit spanjoll.
Me Lazion, Reina po e luan takimin e 15-t. 12 herë ka luajtur me Aston Villan.
Pesë paraqitje i ka pasur me Milanin në Itali, ndërsa te Bayern Munichu luajti tri herë në Bundesligë.
Spanjolli Reina ka 297 ndeshje në total në Premier League, 161 në Serie A, 139 në La Liga, dhe tri në Bundesligë.