Futboll

Reina e mbyll karrierën me karton të kuq

Pepe Reina

Ish-portieri i Liverpoolit dhe Aston Villas, Pepe Reina, u përjashtua nga loja në ndeshjen e tij të fundit si futbollist aktiv, ka shkruar BBC të shtunën.

Skuadra e Reinas, Como, humbi 2:0 nga Interi në Serie A, në ndeshjen e fundit të kampionatit.

42-vjeçari Reina njoftoi se ndeshja e fundit e kampionatit do të jetë e fundit në karrierën e tij 25-vjeçare.

Ai fitoi trofe me Liverpoolin, Napolin dhe Bayern Munichun.

Ishte edhe pjesë e skuadrës së Spanjës që e fitoi Kupën e Botës në vitin 2010, dhe dy herë Kampionatet Evropiane.

Interi ishte duke udhëhequr 1:0, ndërsa Reinas iu tregua kartoni i kuq pas ndërhyrjes së palejuar jashtë zonës ndaj Mehdi Taremit.

Përjashtimi i tij u bë pasi u rishikua situata në VAR.

Reina ishte pjesë e Akademisë së Barcelonës, ndërsa u transferua më pas te Villarreali.

Nga Villarreali në vitin 2005 u transferua te Liverpooli, ku në nëntë sezone në “Anfield”, fitoi edhe Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Superkupën e Evropës. Ishte në mes të shtyllave në finalen e Ligës së Kampionëve kur Liverpooli humbi nga Milani.

Me Napolin, Reina e fitoi Kupën e Italisë, ndërsa Bundesligën e fitoi me Bayern Munichun. Aston Villan e ndihmoi të shkonte në finale të Kupës së Ligës në vitin 2020.

Reina karrierë ka bërë edhe te Lazio në Itali.