Skuadra e inkuadruar në elitën e futbollit italian, Como, ka konfirmuar se e ka transferuar ish-portierin e Napolit dhe Liverpoolit, Pepe Reinan.
41-vjeçari Reina dy edicionet e kaluara i kaloi te Villarreali, ndërsa kontrata e tij me “nëndetësen e verdhë”, skadoi në muajin qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Como ka kënaqësinë t’iu njoftoj për transferimin e Pepe Reinas deri në qershor të vitit 2025. Portieri me përvojë, Reina, karrierë ka bërë te Barcelona, Villarreali, Liverpooli, Napoli, Bayern Munichu, Milani, Aston Villa dhe Lazio”, ka shkruar Como në faqen zyrtare.
Reina tri herë ka qenë portieri më i mirë në Premier League, ndërsa ka edhe 36 paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës, me të cilën e fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2008 dhe 2012.