Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Villarreali siguron portierin Pepe Reina

Villarreali e ka transferuar portierin veteran, Pepe Reina.

39-vjeçari nënshkroi kontratë njëvjeçare, ka njoftuar klubi spanjoll të premten.

Reina ishte pjesë e skuadrës së Lazios në dy sezonet e kaluara, ndërsa te Villarreali transferohet si futbollist i lirë.

Reina ka luajtur për Villarrealin prej vitit 2002 deri në vitin 2005.

Te skuadra që drejtohet nga trajneri Unai Emery, Reina pritet të jetë portier i dytë, pas Geronimo Rullit.

Edhe Pepe Reina transferohet në La Liga Sport Pepe Reina transferohet në La Liga

Reina karrierë ka bërë edhe te Liverpooli, Bayern Munichu e Napoli.

Ka fituar Kupën e Botës dhe dy herë Kampionatin Evropian me Spanjën.