Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Refuzoi ta drejtonte Malin e Zi ndaj Kosovës, Tumbakoviq drejt stolit të Serbisë

Serbia ka shkarkuar nga puna trajnerin e kombëtares, Mladen Kërstajiq, për shkak të rezultateve të dobëta, e në vend të tij raportohet se mund të jetë ish-trajneri i Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq.

Humbja 5-0 në Ukrainë nuk u “përtyp” nga drejtuesit e federatës serbe, që shkarkuan teknikun edhe pse 3 ditë më vonë fituan 4-1 ndaj Lituanisë.

Drejtuesit e federatës Serbe të Futbollit kanë bërë me dije se do të emërojnë trajnerin e ri brenda datës 10 korrik, ndërsa mediat në Serbi kanë një emër si favorit, Lubisha Tumbakoviqin..

Ditë më parë Tumbakoviq u shkarkua pasi braktisi ndeshjen mes Malit të Zi dhe Kosovës, për shkak të presionit nga tifozët serbë, transmeton Supersport.

Kujtojmë se përveç Tumbakoviqit në ndeshjen e 7 qershorit nuk kishin luajtur as dy lojtarë serbë të Malit të Zi.